Me shumë pikëllim, e pranuam lajmin për vdekjen e policit të Kosovës, z. Sami Thaqi, mbrëmë, më 28.01.2020, në Zhur të Prizrenit.
Ai, bashkë me dy policët e tjerë të lënduar, meritojnë respektin tonë më të lartë. Në të vërtetë, janë heronj të Kosovës, sepse ranë në detyrë, duke u kujdesur për sigurinë tonë.
Falë tyre dhe shumë policëve të tjerë, në Kosovë, do të vazhdojë të mbretërojë paqja e plotë.
Mirënjohje përgjithmonë!
Zot i Madhërishëm e i Plotëfuqishëm, mëshiroje policin hero, Sami Thaqi, ndërsa të lënduarve, jepju shërim të plotë! Shërim të plotë edhe për fëmijën e lënduar, që pësoi pa fajin e tij!
Ngushëllime Policisë së Kosovës, familjarëve, shokëve dhe shoqërisë mbarë…!