Subhanallah, sot, para sabahit, ndërroi jetë hoxhë Hasan ef. Salihu, nga Prizreni, në moshën 76 vjeçare!
Haxhi Hasan ef. Salihu, jetën e tij të tërësishme, ia ka kushtuar hoxhallëkit. Prej fillimit, pas kryerjes së Medresesë, ka punuar imam, hatib e mualim, në xhami të ndryshme. Për shumë vite ka qenë arkëtar i KBI-Prizren, deri në pensionim, në vitin 2011.
Haxhi Hasani, bashkë me hoxhallarët e vjetër, konsiderohet prej atyre shtyllave, që e ka mbajtur gjallë institucionin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit (Vakfit), në periudhën e komunizmit.
Zot i Madhërishëm mëshiroje me xhennetin Firdews!
Haxhi Hasani ka lënë tre fëmijë, dy djemë e një vajzë, të gjithë të shkolluar në Studimet Islame, nipa e mbesa!
Ngushëllime familjes, kolegëve e xhematit…!