Edhe një tempull i ri i edukimit, arsimimit e besimit në Zot. Fshati Randobravë i Prizrenit, në bashkëpunim me Bashkësinë Islame, e filloi ndërtimin e xhamisë së shumë pritur. El-hamdulilah!
Tash e mbi 20 vite, kanë qenë disa pengesa në lidhje me vendin! Por, kjo u zgjidh, falë njerëzve bëmirës:
1) Isuf, Shaqir e Jemin Hoxha e dhuruan truallin e tyre, në sipërfaqe prej 339 m2, duke çuar në vend emanetin e babës së tyre Hamdi Hoxha (rahmet i pastë shpirti); dhe
2) Shemsidin (Jakup) Shala, i cili ofroi në dispozicion truallin e tij, aq sa është e nevojshme për implementimin e projektit të xhamisë
Këto dy familje, e rikuptimësuan Randobravën, i dhanë emër i dhanë nder, i dhanë krenari. Këta, meritojnë falënderim e mirënjohje pa fund. E lusim Allahun e Madhërishëm, që t’i shpërblejë me mirësitë e dynjasë e ahiret, të gjallët e të vdekurit e tyre!
Patjetër, falënderim e mirënjohje edhe për kryesinë e fshatit, për kryetarin e palodhshëm e vizionar, z. Azer Shala, i cili, bashkë me Mehmet Shala, haxhi Qamilin, haxhi Zyberin, Xhemajli Hasanin, e plotë të tjerë, vazhdojnë angazhimin, ditë e natë, për interesin e Randobravës.
Falënderim e mirënjohje deri në qiell edhe për të gjithë bëmirësit, një për një, nga Randobrava e jashtë saj, të cilët, veçse kanë filluar të kontribuojnë për realizimin e këtij projekti.
Xhamia, me kismet t’Zotit, do të ndërtohet nga kontributet vullnetare të xhematit! Në kuadër të saj, do të jetë mektebi për edukim e arsimim si dhe një hapësirë për organizimin e pritjeve me rastin e ngushëllimeve.
Fshati Randobravë numëron mbi 270 familje e mbi 2000 banorë.
Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, e shpall të hapur aksionin për këtë xhami!
Urime Randobravë! Për hajr e me bereqet, inshallah!