Udhëheqësi i zyrës ndërlidhëse të Sllovakisë, z. Rastislav Kostilnik i shoqëruar nga drejtori i Qendrës Rajonale të OSBE-së, në Prizren, z. George Katcharava, e vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit. Ata u mirëpritën nga kryetari i Këshillit, Mr. Besim ef. Berisha dhe kryeimami Dr. Orhan ef. Bislimaj.
Gjatë takimit, u bisedua për disa tema të ndryshme, me të cilat ballafaqohet Prizreni dhe Kosova.
Takimi ishte mjaft konstruktiv e miqësor!