Në aksionin e ditës së xhuma, të datës 29 Nëntor 2019, për ndihmë vëllezërve në Shqipëri, që janë goditur nga tërmeti, xhemati i Prizrenit, ka arritur të tubojë mjete financiare në shumë prej: 42,476.-€ (katërdhjetë e dy mijë e katërqind e shtatëdhjetë e gjashtë euro).
Aksioni është organizuar nga Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës.
Me të vërtetë, xhemati i Prizrenit, po edhe xhemati i Kosovës në përgjithësi, e kanë dhënë provimin e tyre, në ndihmë zonave të tërmetit në Shqipëri. Ata, u organizuan në forma të ndryshme, individuale, familjare, shoqërore e institucionale dhe grumbulluan ndihma nga më të ndryshme.
Zoti i shpërbleftë të gjithë kontributdhënësit, me mirësitë e Tij, në dynja dhe ahiret. Shpresojmë, që kjo ndihmë, të ndikojë sadopak në zbutjen e pasojave të tërmetit.