Edhe pse Islami nuk ndalon mirësjelljen ndaj jomuslimanëve në përgjithësi, qofshin edhe idhujtarë, siç janë për shembull idhujtarët arabianë për të cilët zbritën edhe dy ajetet e lartpërmendura, ai ka trajtim të posaçëm ndaj ithtarëve të Librit, gjegjësisht ndaj hebrenjve e të krishterëve, qofshin brenda ose jashtë territorit islam.
Islami i thirrë “O ithtarë të Librit!” dhe “O ju që u është zbritur Libri!” me qëllim që të tregojë se në esencë ata janë ithtarë të fesë qiellore, se midis tyre e muslimanëve ka afërsi e lidhje të ngushta në bazë të parimeve të një feje, e cila u është shpallur të gjithë pejgamberëve:
“Ai u caktoi juve për fe atë që i pat caktuar Nûhut dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm porositur Ibrâhimin, Musain dhe Isain. (I porositëm) të praktikoni fenë e drejtë e të mos përçaheni në të!” (Esh- Shûrâ, 13)
Muslimanët obligohen që të besojnë në të gjitha librat e Zotit, në të gjithë pejgamberët, sepse ndryshe nuk mund ta realizojnë besimin e tyre:
“Ju (besimtarë) thuani: “Ne i besuam All-llahut, asaj që na u shpall neve, asaj që iu shpall Ibrâhimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhësve (të Jakupit që ishin të ndarë në dymbëdhjetë kabile), asaj që i është dhënë Musait, Isait dhe asaj që u është dhënë nga Zoti i tyre pejgamberëve. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin prej tyre dhe ne vetëm Atij i jemi bindur!” (El-Bekare, 136)
Nëse ithtarët e Librit e lexojnë Kur’anin, do të vërejnë se ai i lavdëron librat, mesazhet dhe pejgamberët e tyre!
Nëse muslimanët zhvillojnë dialog me ithtarët e Librit, duhet të largohen nga çdo gjë që shkakton hidhërim e armiqësi:
“Ithtarët e Librit mos i polemizoni ndryshe (kur i thirrni në fenë tuaj) vetëm ashtu si është më së miri, përveç atyre që janë mizorë dhe thuajuni: “Ne i besuam asaj që na zbriti neve dhe që ju zbriti juve dhe se Zoti ynë dhe Zoti juaj është një, dhe se ne i jemi dorëzuar Atij!” (Ankebût, 46)
Më parë vërejtëm se Islami lejon ngrënien e ushqimit të tyre dhe ndarjen e mishit të cilin ata e kanë prerë, ashtu siç lejon martesën me femrat e tyre, kur dihet se martesa nënkupton qetësi, dashuri e mëshirë. Në këtë kontekst, Zoti i Madhëruar thotë:
“Ushqimet (të therurat) e ithtarëve të Librit janë të lejuara (hallall) për ju, edhe ushqimet (të therurat) tuaja janë të lejuara për ta (u janë lejuar). Gratë e ndershme besimtare, dhe (gratë) e ndershme nga ata të cilëve u është dhënë Libri para jush.” (Mâide, 5)
Kjo në përgjithësi ka të bëjë me ithtarët e Librit, e të krishterët në veçanti, Islami i afron afër zemrave të muslimanëve:
“Do të vëresh se më të afërmit si miq për besimtarët janë ata që thanë: “Ne jemi nesârâ-të krishterë”. Këtë ngase prej tyre (të krishterëve) ka dijetarë (ulema) dhe të devotshëm, dhe se ata nuk janë kryeneqë.” (Mâide, 82)
——————————————————————————————————————————-
Recensor
Dr. Ismail Ahmedi
Redaktor gjuhësor – korrektor
Fatmire Ajdini – Hoxha
Përgatitja kompjuterike
Urim R. Poshka
P.H. “Logos-A”
II Mak. brigada TC “Treska” X/7
91000 Skopje – R. Macedonia
Tel./Fax: (091) 611-508
Shtypi “Focus” – Shkup
Spored misleweto na Ministerstvoto za kultura br. 08/1-6892/2 od 9.12.1997, za knigata Dozvolenoto i nedozvolenoto vo Islamot se pla}a povlastena dano~na stapka.
Sipas mendimit të Ministrisë për Kulturë nr. 08/1-6892/2 të datës 9.12.1997, për librin Hallalli dhe harami në Islam bëhet pagesa e lehtësuar tatimore.