Kryesia e Bashkësisë Islame e Republikës së Kosovës, e kryesuar nga Myftiu Naim ef. Tërnava, në mbledhjen e mbajtur më datë 16 Tetor 2019, unanimisht, ka marrë vendim që:
1) Dr. Faruk ef. Ukallo zgjedhet ‘SEKRETAR’ i KBI-Prizren; dhe
2) Erol ef. Raka, zgjedhet ‘REFERENT për Shërbime Fetare’ i KBI-Prizren.
E lusim Allahun, që Sekretari i ri dhe Referenti, të jenë përzgjedhje e dobishme për Bashkësinë Islame, për besimtarët islamë dhe për shoqërinë tonë në përgjithësi.
Faruk ef. Ukallo, është i lindur në vitin 1979, në Prizren. Ai, ka mbaruar studimet e doktoratës në fushën e shkencave islame. Ndërsa, Erol ef. Raka, është i lindur në vitin 1983, po ashtu në Prizren, si dhe i diplomuar në fushën e studimeve islame.
Si njëri ashtu edhe tjetri, shquhen për punëtorë të përgjegjshëm, të sinqertë, të përgatitur, bashkëpunues e të ndërgjegjshëm.
Urime Sekretarit dhe Referentit. Urime Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit! Urime imamëve, muezinëve e besimtarëve islamë!