Bajram Gashi, nga Prizreni, i biri i vakiflënësit HAXHI RAMIZ GASHIT, e vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit. Ai, u mirëprit me shumë konsideratë nga kryeimami, Dr. Orhan ef. Bislimaj.
Sa për njoftim, rahmetliu haxhi Ramiz Gashi, ish-nga Prizreni, në vitin 2009, pati lënë vakuf, patundshmërinë e tij familjare, në sipërfaqe prej 10 ari (1000 m2), në lagjën Pashallti (afër KFOR-it Turk) në Prizren, për ndërtimin e një xhamie.
Me këtë rast, përveç tjerash, për temë bisede ishte edhe mundësia për fillimin e ndërtimit të xhamisë në atë vend, pasiqë, ajo lagje nuk ka xhami, ndërsa ka shumë nevojë.
Takimi, përfundoi me pajtimin e përbashkët, se kjo xhami, me kismet të Zotit, duhet të fillojë në javët e ardhshme.
Allahu e shpërbleftë haxhi Ramizin dhe familjen e tij, djemtë, vajzat, nipat e mbesat!
Vakiflënësit dhe familjet e tyre, meritojnë respekt të përhershëm!
Zot i Madhërishëm shpërbleji të gjithë bëmirësit, me mirësitë e dunjasë dhe ahiretit! Amin!