Drejtori i Medresesë së Mesme “Alauddin”, në Prishtinë, Mr. Jakup ef. Çunaku, i shoqëruar nga Koordinatori i Medresesë – Paralelja në Prizren, Mr. Ramadan Uka, si dhe një pjesë e stafit mësimdhënës, e vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit. Ata u mirëpritën nga kryetari Mr. Besim ef. Berisha dhe zyrtarët e tjerë.
Gjatë takimit, u bisedua rreth bashkëpunimit për aktivitete të ndryshme në të ardhmen.
Po ashtu, me këtë rast, Drejtori dhe delegacioni i Medresesë, uruan Dr. Faruk ef. Ukallon, për zgjedhjen e tij në detyrën e Sekretarit, si dhe Erol ef. Rakën, në detyrën e Referentit.
Si gjithmonë, takim vëllazëror!