Edhe pse i moshuar, haxhi Sabrit Beqiroviq, nga fshati Lubinjë e Poshtme e Prizrenit, ka arritur që të mësojë leximin e Kur’anit, në origjinal. Me një program solemn e festiv, imami i xhamisë Ali ef. Abdija, organizoi duanë e hatmes së Kur’anit, që u mbajt në xhaminë e fshatit, duke filluar nga ora 10:30 min.
Haxhi Sabriti, para të pranishmëve, prezentoi leximin e tij, si dhe disa pjesë, që ai ka arritur t’i memorizojë prej Kur’anit Famëlartë.
Kryeimami Dr. Orhan ef. Bislimaj, këtë arritje të haxhi Sabritit, e çmoi shumë lart. Ai, tha se, një gjë e tillë nuk do të mund të arrihej, pa pasur dashuri të sinqertë për Kur’anin, fjalën e Allahut. Në fjalën e tij, ai, e tregoi hadithin, kur Pejgamberi a.s., një shokut të tij, që deklaroi se e do Allahun dhe Pejgamberin, i pati thënë: “Njeriu është me atë që e do dhe ti je me ata që i do”, duke ia bërë të qartë, se do të ringjallej në Ditën e Gjykimit, me mëshirën e Allahut e dashurinë e Pejgamberit a.s. Prandaj, ky mund e kjo sakrificë e haxhi Sabritit, nuk do të kalojnë pa u vlerësuar prej Krijuesit të gjithësisë. E një ditë, Kur’ani do të bëjë shefat tek Allahu, për të gjithë lexuesit e tij.
Tubimin e përshëndetën edhe imami Nailj ef. Skenderi dhe Fatmir ef. Sezairi.
Çaste fantastike e motivuese!
Në fund, për të gjithë të pranishmit, haxhi Sabriti, u kujdes, që t’i sajdisë me një drekë të përbashkët vëllazërore!