Sekretari i përgjithshëm i BIRK-ut, prof. Ahmet ef. Sadriu, i shoqëruar nga nd.sekretari, Rexhep ef. Luma, takoi imamët boshnjakë, nga Prizreni dhe Sharri (ish-Dragashi). Temë kryesore e takimit ishte përgatitja dhe botimi i takvimit, për vitin 2020, në gjuhën boshnjake. Ahmet ef. Sadriu, në cilësinë e kryeredaktorit të takvimit, kërkoi nga imamët bashkëpunim profesional, për ta realizuar takvimin boshnjakisht, e që ka filluar të botohet, tash e disa vite më parë, si një kontribut i Kryesisë së BIRK-ut, për komunitetin boshnjakë të Kosovës.
Imamët nga komuniteti boshnjakë, e vlerësuan si të nevojshme vazhdimësinë e nxjerrjes së takvimit edhe për vitin 2020, duke thënë se ky hap, ka qenë i mirëpritur në vitet e kaluar.
Gjatë takimit, të pranishmit dhanë ide të ndryshme. Po ashtu, u bë edhe përzgjedhja e këshillit të ri redaktues, i cili do të kujdeset për organizimin sa më të mirë të takvimit.
Gjatë takimit, u biseduan edhe për tema të ndryshme institucionale e organizative.
Si gjithmonë, takim vëllazëror!