Me prezencë të shumë xhematlinjve, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit – xhamia e fshatit Mushnikovë, KK Prizren, organizoi ceremoninë solemne me rastin e kryerjes së HATMES së Kur’anit, nga vijuesit e rregullt të Mektebit të xhamisë.
Imami i xhamisë, Nail ef. Skenderi, me shumë sukses, ka arritur që t’ua mësojë mësimin e leximit të Kur’anit 27 nxënëseve. Ai, në fjalën e tij, tregoi rreth ecurisë së mësimit në Mekteb, si dhe falënderoi edhe prindërit për interesimin dhe bashkëpunimin e tyre.
Në fjalën e tij, kryetari i KBI-Prizren, Mr. Besim ef. Berisha, vlerësoi lartë angazhimin e hoxhës së fshatit. Po ashtu, e vlerësoi lartë dhe vetëdijën e prindërve, të cilët i kanë motivuar fëmijtë e tyre, për të ndjekur mësimet në mektebin e xhamisë.
Në fytyrën e të pranishmëve, shihej gëzimi dhe hareja, e sidomos te prindërit e fëmijëve që kanë bërë hatme Kur’anin.
Ceremonia u mbajt në xhaminë e fshatit, filloi me lexim të Kur’anit, ndërsa mbaroi me duanë e Hatmes.
Sipas traditës, duaja e Hatmes, në rajonin e Zhupës së Prizrenit është një moment feste. Familjet e fëmijëve të cilët kryejnë Hatmen, shtrojnë drekë për të pranishmit në menyrë private nëpër shtëpi apo edhe bashkërishtë.
Suksese, fëmijëve, familjeve dhe imamit Nail ef. Skenderi…!