Kryetari i komunës së Prizrenit, Prof.dr. Mytaher Haskuka, i shoqëruar nga nënkryetari i Komunës, z. Eshref Memaj, drejtori i Inspektoratit, z. Islam Thaqi, drejtori i Shërbimeve Publike, z. Levent Kasemi, si dhe z. Osman Krasniqi, e vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit.
Kryetari Haskuka dhe bashkëshoqëruesit e tij, e uruan Dr. Orhan ef. Bislimaj, me rastin e zgjedhjes së tij, në pozitën e Kryeimamit, duke i uruar shëndet e suksese në punë.
Nga ana e tij, Kryeimami Bislimaj, i falënderoi për vizitën e tyre, duke ripotencuar se vazhdimi I bashkëpunimit në mes të Komunës së Prizrenit dhe Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit është nevojë e domosdoshme, për interesin e përgjithshëm e për të mirën e qytetarëve.
Gjatë takimit u bisedua edhe për problematika të ndryshme!
Përtej zyrtares, takimi ishte miqësor e mjaft konstruktiv!