Një delegacion i Shoqatës së të Dënuarëve Politikë – Prizren, i prirë nga sekretari z.Isa Morina, i cili shoqërohej nga Nuhi Dakaj, nënkryetar, Ded Paluca e Shaqir Poniku, anëtarë, e vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit.
Sekretari z. Isa Morina, e uroi Dr. Orhan ef. Bislimaj, me rastin e zgjedhjes së tij, në detyrën e Kryeimamit. Nga ana e tij, Kryeimami i falënderoi për vizitën, duke ripotencuar vlerësimin dhe konsideratën e madhe, që ka Bashkësia Islame, për kategorinë e të Dënuarëve Politikë.
Takimi përfundoi, ndërsa bashkëpunimi për interesin e përgjithshëm, do të vazhdojë, si gjithmonë!