El-Hamdulil-lah, filluan punimet fillestare, rreth përgatitjes së vendit për fillimin e ndërtimit të xhamisë së Re, në lagjën Janina, në Prizren.
Me këtë xhami, vetëm qyteti i Prizrenit, pra, pa fshatrat, numron 40 xhami aktive, përfshirë në këtë numër edhe dy mesxhide (xhami, pa minare). Ndërsa, qyteti i Prizrenit i ka edhe tri xhami të tjera: xhamia e Namazxhahut (përballë stacionit të autobusëve në Prizren), xhamia e Arastës (aty ku është vetëm minareja, pa xhami), si dhe xhamia e Kalasë, në Kalanë e Prizrenit, për të cilën, qytetarët e Prizrenit, kanë dorëzuar peticion për rindërtimin e saj. Që do të thotë se, bashkë me këto tri xhami, qyteti i Prizrenit, numëron 43 xhami.
Ndërtimi i një xhamie, ku do qoftë ajo, do të thotë investim në edukim. Xhamia, për gjatë gjithë historisë, përveç funksionit fetar, ka qenë tempull i dijës, arsimit, edukatës, kulturës e civilizimit. Ajo, i ka shërbyer shoqërisë, në momente të gëzimit e hidhërimit. E tillë do të jetë përherë, aq sa do të ketë natë e ditë në këtë gjithësi!
Urime një mijë herë! Urime për familjen e haxhi Bajram Gashit, që e ka dhuruar truallin!