Festivali i paharruar…! (3)
Dita e dytë, 6 Korrik 2019 (E Shtunë)
1) Takimi me namaz
Dita e dytë e SelamFestit do të fillojë me një takim vëllazëror, në namazin e sabahit, në xhaminë Sinan Pasha në Prizren. Qytetarët që kishin ardhë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, e që kishin bujtur në Prizren, si dhe qytetarë të shumtë nga Prizreni, realizuan një takim zemrash në agun e hershëm të mëngjesit. Ideja është që rizgjimi të ndodhë me namaz, për çdo sukses në jetën individuale dhe shoqërore. Hfz. Daut Lezi, imam nga Prizreni, pas faljes së namazit, mbajti disa këshilla nga Kur’ani dhe Suneti, që i flasin shpirtit të njeriut, e që motivojnë për paqen, harmoninë ndërnjerëzore, moralin, etikën, respektin ndërshoqëror, bëmirësinë, solidaritetin, drejtësinë etj. Pas kësaj ligjërate, të pranishmit, kanë mëngjesuar me topli e xhevreka Prizreni, në ambientet e pastiçerisë së famshme “Konaku”, pronë e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, njëherit sponsor gjeneral i SelamFestit. Natyrisht, çaste të paharruara, në freskinë e nënkalasë, në shushurimën e lumbardhit, në paqen e mengjesit, e në sythet e lindjes së diellit!
2) Sesioni Shkencor
SelamFesti, gjatë ditës së dytë, vazhdoi, me sesionin shkencor, i cili u mbajt në Hotel Theranda, në Prizren, duke filluar në ora 12:00. Titulli i sesionit: “Nga paqja e brendshme deri te paqja univerzale”, ishte në pajtim me moton e edicionit të I-rë, “Paqja fillon me ty!”, si një frymëzim, pasiqë, vetjet përbëjnë tërësinë. E, panelistë në këtë sesion, ishin emra meritor, që mund të japin kontribut përkatës.
Në fillim, punimet e sesionit, në emër të bashkëorganizatorit, i përshëndeti, z. Nehari Toska nga OJQ ARASTA, i cili u dëshiroi suksese panelistëve. Në vazhdim, një përshëndetje të rastit dhe kumtesë tematike mbi sesionin shkencor, në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, mbajti kryeimami Dr. Orhan ef. Bislimaj.
Pas kësaj, sesioni shkencor, vazhdoi punimet me panelistët: Besa Ismaili, nga Prishtina, mësimdhënëse në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë (FSI), Dr. Ajni Sinani, nga Prizreni, mësimdhënës në FSI-Prishtinë, njëherit kryetar I Kuvendit të BIRK-ut, Prof.dr. Musa Musai, nga Gostivari, imam dhe mësimdhënës në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe Sabahudin Jashari, hoxhë e imam nga Shqipëria.
Me të vërtetë, ka qenë një sesion jashtëzakonisht frytdhënës. Panelistët, me shumë kompetencë, kanë rrahur aspekte nga paqja e brendshme, si një gurthemel i paqes univerzale!
Me këtë aktivitet shekencor, SelamFesti, ndër të tjera, ka synuar kontributin, në fushën e shkencës, kulturës dhe aktualitetit shoqëror. Sepse, njeriu mund të jetë paqësor, duke e njohur natyrën e paqes. Në të kundërten, njeriu nuk mund të jetë paqesor, gjersa nuk ka botëkuptim se çka është paqja. Prandaj, parashtrimi i kësaj problematike, nga aspekti psikologjik, sociologjik, teologjik e filozofik, ka qenë mjaft tipike dhe një kontribut i madh për ta bërë paqen sa më qenësore tek idividi, po edhe në mesin e njerëzve si një strukturë e gjerë univerzale. Sot, bota njerëzore ka shumë nevojë për këtë concept të paqes!
Në fund të sesionit, pati pyetje, diksutime e përgjigje!
Vazhdon…!