Haxhi Shefki Gashi, nga Prizreni, i biri i vakiflënësit rahmetli haxhi Bajram Gashit, e vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit. Ai u mirëprit nga kryeimami, Dr. Orhan ef. Bislimaj. Haxhi Shefki Gashi, e uroi kryeimamin për zgjedhjen e tij në detyrën e re, duke i dëshiruar shëndet e suksese në punë.
Sa për njoftim, rahmetli haxhi Bajram Gashi (Allahu e meshiroftë shpirtin e tij), pati lënë vakuf, patundshmërinë e tij familjare, në sipërfaqe prej afër 5 ari, në rrugën “Janina” në Prizren, për ndërtimin e një xhamie. Me këtë rast, ishte moment kënaqësie, kur kryeimami e njoftoi haxhi Shefki Gashin, se emaneti i haxhi Bajramit, do të fillojë të realizohet që nesër, më datë 13 korrik 2019, ku me kismet t’Zotit, do të fillojnë punimet për ndërtimin e xhamisë së re.
Allahu e shpërbleftë haxhi Bajramin dhe familjen e tij, djemtë, vajzat, nipat e mbesat!
Vakiflënësit, janë ata që meritojnë respektin tonë maksimal, sepse janë bëmirës!
Zot i Madhërishëm shpërbleji të gjithë bëmirësit, me mirësitë e dunjasë dhe ahiretit! Amin!