Festivali i paharruar…! (2)
Dita e parë, 5 Korrik 2019 (E Premte)
3) Shfaqja artistike (kaside e ilahi)
Pas, promovimit të veprimtrisë shkencore të Nexhat Ibrahimit, SelamFesti, në ditën e parë të tij, vazhdoi shfaqje artistike, i lajmëruar si koncert me ilahi e kaside. Kjo pikë e SelamFestit, e cila filloi në ora 21, pra pas faljes së namazit të akshamit në xhaminë Sinan Pasha, përbën një moment shumë të rëndësishëm, sepse, nga vetë natyra, këndimet e recitimet janë më të pranueshme, ngase kanë karakter argëtues.
E, për ta mundësuar këtë atmosferë impozante, organizatorët Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit dhe OJQ ARASTA, Prizren, arritën të sjellin në Prizren, recituesin e përmasave botërore në zhanrin e ilahive, hoxhë Mesut Kurtis, një shqiptar nga Shkupi, i cili ka bërë emër të madh në botën islame gjithandej, më shumë se sa ndër shqiptarë. Po ashtu, organizatorët kishin sjellë edhe talentin e madh kosovar, lexuesin brilant të Kur’anit në garat ndërkombëtare, hoxhë Egzon ef. Ibrahimin, nga Ferizaji, si dhe talentin tjetër në perspektivë e sipër, hoxhë Avdush ef. Krosa, po ashtu nga Ferizaji.
Moderatori i mbrëmjes, Burim Shpejti, gjatë prezantimit të performuesve, dukej sikur po nxitonte për ta mbaruar pjesën e tij, e për t’i lënë vend atyre, që publiku prezente, i priste me pa durim. Dhe, pa humbur kohë, në skenë, i pari doli Avdush Krosa, pas tij Egzon Ibrahimi dhe në fund doli interpretuesi i njohur Mesut Kurtis. Se cili prej tyre, me zërin e përformancën e shkëqyeshme sollën një atmosferë të papërshkruar. Me të vërtetë, ishte një freski, që u mirëprit nga të gjithë të pranishmit, e që kishin ardhur nga të gjitha anët e Kosovës dhe nga Kosova Lindore. Nuk interpretonin vetëm akterët e skenës, por i gjithë publiku.
Duhet thënë se, kjo shfaqje, ishte tipike, jo si çdo shfaqje apo koncert tjetër, që jemi mësuar ta shohim. Bëhej fjalë për kaside e ilahi, që fund e krye, jepni freski të mirëfilltë shpirtërore, jepnin gjallërim. Në fakt, ky koncert islam, përveç argëtimit e relaksit në flladin veror të lumbardhit, qytetarëve po u sillte edhe porosi educative. Ngazëllimi dhe lumturia dukej në sytë e të gjithëve. Secila prej pikave artisktike, bënte thirrje për kthim kah Krijuesi, respekt për personalitetin e pejgamberit Muhamed (a.s.), thirrje për moral, etikë, paqe, tolerancë, mirëkuptim, dashuri për jetimin, bëmirësi, nderim për prindërit, nderim për nënën, nderim për heronjët, e deri te nderimi dhe dashuria për nënën Zahide dhe familjen e komandantit legjendar Adem Jashari nga Prekazi i Drenicës. Kushdo që ka qenë prezent, ka qenë e pa mundur, pa fituar një ngazëllim shpirtëror, që ëmbëlton zemrën për dashuri, tolerancë, fe, bëmirësi, punë, angazhim e sakrificë për idealet, që Krijuesi i ka urdhëruar dhe është i kënqur me veprimin e tyre. Ky është SelamFesti…!
Vazhdon…!