Në kuadër të vzitave uruese për Kryeimamin e ri, në selinë e Këshillit të BI-së në Prizren, qëndruan:
1) Këshilli i xhematit i xhamisë “Dëshmorët dhe Martirët”, në Prizren, i prirë nga imami Mr. Enes ef. Limani;
2) Hoxhë, Lirim ef. Sadikaj, nga Prizreni, njëherit koordinator i Këshillit Nismëtar për ndërtimin e xhamisë së re, në rrugën “Fatmir Berisha”, në Prizren, e cila pritet të hyjë në funksion, së shpejti;
3) Këshilli i xhematit i xhamisë së fshatit Hoçë e Qytetit, i prirë nga imami Hasan ef. Krasniqi.
Imamët dhe mysafirët, me plotë dashamirësi, e uruan Dr. Orhan ef. Bislimaj, për zgjedhjen e tij, në detyrën e Kryeimamit, duke i dëshiruar shëndet, suksese dhe bereqet në punën e tij.
Vizitat dhe takimet, e shtojnë dashurinë në mesin e njerëzve!