Në kuadër të vizitave uruese për Kryeimamin e ri, në selinë e Këshillit të BI-së në Prizren, qëndruan:
1) Këshilli i xhematit i xhamisë “Osmani r.a.”, në Prizren, i prirë nga imami Mr. Kujtim ef. Bislimaj;
2) Këshilli i xhematit i xhamisë, “Mahmud Pasha”, në Prizren, i prirë nga imami Zaim ef. Qafleshi;
3) Këshilli i xhematit i xhamisë së Qendrës, në Zhur, Prizren, i prirë nga imami Dibran ef. Omaj;
4) Këshilli i xhematit i xhamisë “Aliu r.a.”, në Prizren, i prirë nga imami Adem ef. Morina;
5) Këshilli i xhematit i xhamisë “Xhebeli Nur”, në Prizren, i prirë nga imami Muhamed ef. Mazllami;
6) Hoxhë, Sead ef. Demollari, i cili shoqërohej nga z. Shkodran Kryeziu, asambleist i Komunës së Prizrenit dhe Hysni ef. Poniku, imam në xhaminë “Bilali r.a.”, Prizren.
Imamët dhe mysafirët, me plotë dashamirësi, e uruan Dr. Orhan ef. Bislimaj, për zgjedhjen e tij, në detyrën e Kryeimamit, duke i dëshiruar shëndet, suksese dhe bereqet në punën e tij.
Vërtet, vizita të mira , të ëmbëlta dhe të frytshme!