Në kuadër të vizitave uruese për Kryeimamin e ri, në selinë e Këshillit të BI-së në Prizren, qëndruan:
1) Drejtori i Medresesë së Mesme “Alauddin”, me seli në Prishtinë, Mr. Jakup ef. Çunaku, i cili shoqërohej nga koordinatori i Paralelës së Prizrenit, Mr. Ramadan ef. Uka;
2) Imami i xhamisë së Kurillës, Prizren, Naser ef. Kastrati;
3) Këshilli i xhematit i xhamisë “Mesxhid”, Prizren, i prirë nga imami Idriz ef. Sertolli e Sezer ef. Mitrovica;
4) Këshilli i xhematit i xhamisë “Mehmet Terziu”, Prizren, i prirë nga imami Afrim ef. Berisha e Zenel ef. Ajupi;
5) Studenti, absolvent në Universitetin Islam të Medinës në Medinë, z. Dardan ef. Gashi dhe inxhinieri i ndërtimtarisë, z. Sadik Salihu.
Drejtori I Medresesë dhe të gjithë mysafirët e tjerë, me plotë dashamirësi, e uruan Dr. Orhan ef. Bislimaj, për zgjedhjen e tij, në detyrën e Kryeimamit, duke i dëshiruar shëndet, suksese dhe bereqet në punën e tij.
Vizitat dhe takimet, e shtojnë dashurinë në mesin tonë!