Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, më datë 01 Korrik 2019, filloi me Shkollën Verore në mësim – besim.
Atmosferë fantastike!
Mësimi, do të zgjasë një muaj, katër ditë në javë (e hënë – e enjte) dhe mbahet në Medresenë “Alauddin”, në Prizren.
Fëmijët, do të kenë rastin që të mësojnë shkronjat e Kur’anit, nga lënda e besimit, fikhut, historisë islame, ahlakut, etj. Po ashtu, do të realizojnë edhe vizita në terren.