Në kuadër të vizitave uruese për kryeimamin e ri, në selinë e Këshillit të BI-së në Prizren, qëndruan:
1) Ish-kryetari dhe ish-kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, Ali ef. Vezaj bashkë me imamin e xhamisë së Gazi Mehmet Pashës, në Prizren, njëherit anëtar i Kryesisë së BIRK-ut, prof. Reshat ef. Mexhiti;
2) Këshilli i xhematit i xhamisë “Sinan Pasha” në Prizren, i prirë nga imami Mustafa Tombash;
3) Këshilli i xhematit i xhamisë “Qohaxhi Mahmud”, i prirë nga imami Adnan ef. Arifi;
4) Imami i xhamisë “Pavarësia” në Prizren, Gjemali ef. Halimi bashkë me Nijazi ef. Halimi;
5) Imami i xhamisë “Omeri r.a.”, prof. Taxhudin ef. Ibrahimi;
6) Pronari i kompanisë “EuroFood”, me seli në Prizren, z. Daut Ese bashkë me Mehmet Shala;
7) Pronarët e Ndërmarrjes Rrollo Alu-Plast, me seli në Prizren, z. Hajredin Tahiri dhe z. Ismen Krasniqi;
8) Pastiçeria “KONAKU”, me seli në Prizren, e prirë nga menaxheri z. Muhamed’haki Bojniku, bashkë me një pjesë të stafit;
Mysafirët, me plotë dashamirësi, e uruan Dr. Orhan ef. Bislimaj, për zgjedhjen e tij, në detyrën e Kryeimamit, duke i dëshiruar shëndet, suksese dhe bereqet në punën e tij.
Vërtet, vizita të mira, të ëmbëlta dhe të frytshme!