Në kuadër të vizitave uruese, sot, në selinë e Këshillit të BI-së në Prizren, qëndruan:
1) Këshilltari për çështje fetare, pranë Ambasadës Turke në Prishtinë, z. Nevzat Sabri Akın, i cili shoqërohej nga koordinaori i Institutit të Hifzit “Emin Pasha” në Prizren, hfz. Etem ef. Alanka dhe Mr. Zymer ef. Ramadani;
2) Këshilli i xhematit i xhamisë së fshatit Poslisht, i prirë nga imami Beslem ef. Berisha;
3) Shoqata “Stambolli”, me seli në Prizren, e prirë nga koordinatori, hfz. Ismail Selimi;
4) Shoqtata Humanitare “Remzi Ademaj”, me seli në Zhur, i prirë nga Muhamet Vezaj, i cili shoqërohej nga Sefer Susuri dhe Ejup Ademaj, anëtar;
5) Delegacioni i Forumit të Rinisë Demokratike të PDK-së, Prizren, i prirë nga z. Adrit Krasniqi;
6) Pronari i Ndërmarrjes “Desave”, me seli në Prizren, z. Vezir Shehu;
Mysafirët, me plotë dashamirësi, e uruan Dr. Orhan ef. Bislimaj, për zgjedhjen e tij, në detyrën e Kryeimamit. Ata, i uruan shëndet dhe suksese në punën e tij.
Vizitat, gjithmonë jnë të mira dhe të frytshme!