Sot, në selinë e Këshillit të BI-së në Prizren, për vizitë urimi, qëndruan:
1) Delegacioni i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Prizren, i prirë nga z. Selim Krasniqi, Kryetar, i cili shoqërohej nga z. Isa Berisha, sekretar, z. Esat Krasniqi dhe Malush Fanaj, anëtarë të Kryesisë. Kryetari z. Selim Krasniqi, në emër të Organizatës, ia dërgoi kryeimamit Orhan ef. Bislimaj, Mirënjohjen “Luftëtar i lirisë”, për kontributin e dhënë në luftë për çlirimin e Kosovës në kuadër të UÇK-së;
2) Këshilli i xhematit i xhamisë së fshatit Therandë (ish-Petrovë), i prirë nga imami Daim ef. Abazi;
3) Këshilli i xhematit i xhamisë “Uhud”, Prizren, i prirë nga imami Mr. Elmir ef. Karaxhi;
4) Këshilli i xhematit i xhamisë së Epërme, fsh. Nashec, i prirë nga imami Fetah ef. Shala;
5) Këshilli Nismëtar për ndërtimin e xhamisë së Re në Poslisht, i prirë nga imami Driton ef. Xhezairi;
6) Hoxhë, Nexhat ef. Arifi, nga Prizreni;
7) z. Ismail Berisha, fotbollist dhe Menaxher i klubit futbollistik “Lidhja e Prizrenit”, Prizren
Mysafirët, me plotë dashamirësi, e uruan Dr. Orhan ef. Bislimaj, për zgjedhjen e tij, në detyrën e Kryeimamit, duke i dëshiruar shëndet, suksese dhe bereqet në punën e tij.
Vërtet, vizita të mira e të ëmbëlta!