Në kuadër të vizitave uruese, sot, në selinë e Këshillit të BI-së në Prizren, qëndruan:
1) Këshilli i xhematit i xhamisë “Dëshmorët e Arbanës”, i prirë nga imami Ilir ef. Bytyqi. Emblema e UÇK-së, për dhuratë, përveç simbolikës, ishte edhe mjaft simpatike;
2) Këshilli i xhematit i xhamisë “Terxhuman Iskender” në Prizren, i prirë nga imami Shqipron ef. Saramati;
3) Ish-Imami i xhamisë “Ebu Bekri”, r.a., tani në pension, Feti ef. Isaku. Siç dihet mulla Fetia, i ka mbajtur 2 vjet burg në vitet ’90-ta të shekullit të kaluar, nga tre sa ka qenë i dënuar, për veprimtari terroriste kundër okupatorit serb në Kosovë. Ishte interesante të dëgjosh rrëfimin e tij, se si gjatë jetës në burg, ka kontribuar si hoxhë, duke mbajtur derse dhe duke ua mësuar leximin e Kur’anit të burgosurve, të cilët I kujton me emra;
4) Delegacioni i strukturës locale të fshatit Lubizhdë të Prizrenit, i prirë nga prof. Nehat Vehapi, i cili shoqërohej nga nipi i tij voglush, nga imamët e dy xhamive të fshatit, Amir ef. Ademi e Faruk ef. Idrizi, nga drejtori i shkollës, Mr. Senad Neziri, dhe nga Mytevelia i Këshillit të xhematit të fshatit, z. Jakup Xhaferi;
5) Shoqata “Sylejmanije”, me seli në Prizren, i prirë nga z. Zekeriya Usul.
Mysafirët, me plotë dashamirësi, e uruan Dr. Orhan ef. Bislimaj, për zgjedhjen e tij, në detyrën e Kryeimamit, duke i dëshiruar shëndet, suksese dhe bereqet në punën e tij.
Këto vizita, vetiu, janë mjaft të mira, e kur ato ndodhin për raste urimi, bëhen të ëmbëlta!