Sot, në selinë e Këshillit të BI-së në Prizren, për vizitë urimi, qëndruan:
1) Vëllezërit Bedredin, Mahmut dhe Xhoshkun Rototo nga Prizreni. Kjo familje prizrenase, tradicionalisht shquhet për mbështetjen e madhe ndaj Bashkësisë Islame. Ata, në vitin e kaluar, kanë dhuruar prej truallit të tyre, patundshmërinë në sipërfaqe prej 600 m2 (06 ari), në qytetin e Prizrenit, në pjesën e lagjës Bajer, në vlerë disa dhjetëra mijëra euro. Aty, me kismet të Zotit, do të ndërtohet një xhami, që do ta hijeshojë Prizrenin; dhe
2) Këshilli i xhematit i xhamisë së re në lagjën “Jeta e Re”, në Prizren, i prirë nga imami Mr. Kurtish ef. Hoxhaj. Ky xhemat, ka dhënë kontribut të madh edhe në aspektin organizativ, me rastin e ndërtimit të xhamisë së re, në lagjën “Jeta e Re”, në Prizren.
Mysafirët, me plotë dashamirësi, e uruan Dr. Orhan ef. Bislimaj, për zgjedhjen e tij, në detyrën e Kryeimamit, duke i dëshiruar suksese e punë të mbarë.
Pa dyshim, vizita të mira e konstruktive!
Ju faleminderit për vizitë!