Për vizitë urimi, sot në selinë e Këshillit të BI-së në Prizren, qëndruan:
1) Këshilli i xhematit i xhamisë “Emin Pasha”, në Prizren, i prirë nga imami, hfz. Daut ef. Lezi;
2) Xhevat ef. Fetahu, imam në xhaminë e vjetër në Bresanë, e Nail ef. Sinani, imam në xhaminë e fshatit Zaplluxhë, KK Sharr;
3) Mirsad ef. Asllani, imam nga Prizreni.
Mysafirët e lartëpërmendur, e uruan zgjedhjen e Dr. Orhan ef. Bislimaj, në detyrën e Kryeimamit, duke i dëshiruar suksese dhe bereqet në punën e tij.
Natyrisht, takime të frytshme, të ëmbëlta, e me urata të përzemërta!
Ju faleminderit për vizitën!