1) Një delegacion i Këshillit të Bashkësisë Islame të Obiliqit, i prirë nga kryetari, Behar ef. Mjekiqi, e vizitoi, Këshillin e BI-së Prizren. Ai, u mirëprit nga kryetari I Këshillit, Mr. Besim ef. Berisha, Kryeimami dhe zyrtarët e tjerë. Mulla Behar ef. Mjekiqi, në emër të Këshillit të Obiliqit, e uroi Këshillin e BI-së Prizren, për zgjedhjen e Kryeimamit të ri, Dr. Orhan Bislimaj.
2) Po ashtu, për vizitë urimi, në Këshillin e BI-së në Prizren, qëndroi edhe sekretari i Këshillit të BI-Rahovec, Halit ef. Shala, i cili e uroi Kryeimamin e ri!
Natyrisht, gjatë takimeve, u bisedua edhe për tema të ndryshme, me të cilat preokupohet Bashkësia Islame!
Takimet uruese, gjithmonë janë të veçanta e të përzemërta!