Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit i organizoi garat e diturisë – 2019 në mësim-besim, për Komunën e Prizrenit, të cilat u mbajtën në hapësirat e selisë së Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren. Sivjet, në këtë garë morën pjesë 6 xhami me nga 5 nxënës të përzgjedhur nga vijuesit e mësim-besimit. Nxënësit i janë nënshtruar pyetjeve nga 5 lëndë:
1) Kur’an përmendësh;
2) Njohuri nga Kur’ani;
3) Akaid (lënda mbi besimin);
4) Fikh (e drejta islame) dhe
5) Histori (islame dhe kombëtare).
Të gjithë nxënësit kanë qenë të përgatitur mjaft mirë. Në fund, komisioni qendror i garave të mësim-besimit 2019 e shpalli rezultatin për tri vendet e para, dhe atë si në vijim:
1) Vendi i parë: Xhamia e fshatit Mushnikovë, imam Nailj ef. Skenderi
2) Vendi i dytë: Xhamia Qendër, fsh. Zhur, imam Dibran ef. Omaj
3) Vendi i tretë: Xhamia e fshatit Kobajë, imam Tahir ef. Thaqi
Bazuar në këtë rezultat, xhamia e fshatit Mushnikovë, do të përfaqësojë Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit në garat e mësim-besimit në nivel të Republikës, që do të mbahen në Prishtinë.
Urime për ekipet fituese dhe për të gjithë ekipet pjesëmarrëse. Urime për të gjithë vijuesit e mësim-besimit, pasiqë ata, që të gjithë pa asnjë dallim, janë fituesit e vërtetë, me vetë faktin që janë duke u stolisur me edukatën dhe mësimet islame. Urime imamëve, për angazhimin e tyre…!