Drejtori i Drejtorisë së Arsimit për Ankara – kryeqyteti i Turqisë, z. Tamer Kirbac, i shoqëruar nga drejtori i Medresesë së Ankarasë, z. Yasar Kemal dhe nga kryetari i prindërve të shkollave, z. Emin Tekbas, e vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit. Në shoqëri të tyre, gjatë vizitës në Kosovës ishte edhe koordinatori i Medresesë së Prizrenit, Mr. Ramadan Uka.
Ata u mirëpritën nga kryetari i KBI-Prizren, Mr. Besim ef. Berisha, anëtari i Kryesisë së BIRK-ut prof. Reshat ef. Mexhiti dhe zyrtarët e tjerë.
Gjatë takimit u bisedua për çështje praktike, shkëmbim përvojash, mënyra e tejkalimit të vështirësive, format e bashkëpunimit, etj. Po ashtu, kryetari Berisha, e njoftoi delegacionin e Turqisë për gjendjen e Këshillit të BI-së Prizren, përfshirë, angazhimet, aktivitetet fetare, sfidat dhe vështirësitë.
Takimi ishte mjaft konstruktiv…!