Në vigjilje të Ramazanit, Kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga kryeimami i BIRK-ut, prof. Sabri ef. Bajgora dhe zyrtarë të tjerë, mori pjesë në mbledhjen e përbashkët me të gjithë imamët e Komunës së Prizrenit.
Gjatë takimit, Myftiu Tërnava mbajti një fjalim përmbajtësor rreth sfidave, aktiviteteve dhe kontributit të Bashkësisë Islame dhe imamëve, në nivel të Kosovës. Ai, i porositi imamët që të jenë sa më afër me xhematin, të kujdesen për kultivimin e mësimeve dhe edukatës islame, të ligjërojnë kundër dukurive negative në shoqëri, etj.
Një prej çështjeve që u diskutua ishte edhe largimi i të rinjëve nga Kosova. Myftiu Tërnava tha se ky është një shqetësim serioz, andaj ne si Bashkësi Islame, por edhe institucionet e tjera shtetërore, duhet bashkërisht të veprojmë, që ta përmirësojmë gjendjen dhe ta ndalojmë këtë ikje marramendëse nga Kosova.
Në mbledhje, raportoi edhe kryetari i Këshillit të BI-së, Besim ef. Berisha, për aktivitetet e Këshillit gjatë vitit 2018. Pos tjerash, ai potencoi se KBI-Prizren, ka stabilitet institucional dhe harmoni të plotë kolegiale.
Gjatë mbledhjes, u biseduan edhe për shumë aspekte të tjera, përfshirë përgatitjet për Muajin e Madhërishëm të Ramazanit si dhe plan-projektet për të ardhmen.
Ndërsa, imamët, ngritën disa çështje për diskutim, e të cilave u dha përgjigje Myftiu Tërnava…!