Sot, BI-në e Prizrenit, e vizitoi Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë, Sevdail ef. Jakupi me bashkëpunëtorë. Atë e priti Kryetari i BI-së në Prizren, Mr. Besim ef. Berisha, i cili shprehu kënaqësinë për vizitën dhe njëherit falënderoi misafirët e çmuar, vëllezërit tanë, për këtë vizitë mjaftë me kuptim.
Pas shkëmbimit të përvojave të të dy Këshillave, vizituam Institutin e Hifzit “Emin Pasha” ku misafirët nga afër u njoftuan me punën dhe angazhimin në këtë institucion. Aty u pritëm nga Drejtori Hfz. Ethem Alanka.
Takimi kaloi në frymë vëllazërore!