Gjenerali i madh, z. Kudusi Lama, i shoqëruar nga bashkëveprimtari i tij, z. Hajrim Çengaj, e vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit. Ai, u mirëprit nga kryetari i Këshillit të BI-Prizren, Mr. Besim ef. Berisha dhe zyrtarët e tjerë.
Gjatë takimit, u bisedua për tema të ndryshme, fetare, historike, kulturore, socio-politike, etj.
Vlen të përmendet se, gjeneral Kudusi Lama, i ka dhënë mbështetje dhe ndihmë të madhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në cilësinë e tij, si komandant i divizionit të Kukësit në kuadër të Ushtrisë shqiptare. Kosova do ta çmojë përgjithmonë!
Takimi ishte i përzemërt…!