Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, Mr. Besim ef. Berisha, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij vizitoi sot Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjakovës. Ata u pritën nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës Ahmet ef. Hoxha më bashkëpunëtorë. Gjatë takimit u shkënbyen ide dhe përvoja të ndryshme rreth ecurive të punëve dhe problematikave që hasen në teren. Takimi kaloi në frymë vëllazërore!