Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, Mr. Besim ef. Berisha, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, e vizitoi shoqatën e familjeve të Dëshmorëve, dega në Prizren. Ai u mirëprit nga kryetari i shoqatës, z. Fidan Shala dhe anëtarë të tjerë. Kryetari Berisha, pasi vlerësoi lartë kontributin e dëshmorëve dhe familjeve të tyre, për atdheun, në vazhdim e uroi kryetarin Fidan Shala, me rastin e zgjedhjes së tij në krye të shoqatës së Dëshmorëve, duke i uruar suksese në të ardhmen.
Kryetari i shoqatës, z. Fidan Shala, e falënderoi kryetarin Berisha për këtë vizitë. Ai, bashkë me ish-kryetarin Xhavit Berisha, e vlerësuan kujdesin dhe bashkëpunimin e vazhdueshmë të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit me shoqatën e dëshmorëve, prej pas luftës.
Bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Takimi ishte i përzemërt…!