Një delegacion i Këshillit të Bashkësisë Islame i Prizrenit, i prirë nga kryetari Mr. Besim ef. Berisha, anëtari i Kryesisë së BIRK-ut, Reshat ef. Mexhiti, koordinatori I Medresesë së Prizrenit, Mr. Ramadan Uka, e vizitoi shoqatën turke “Istanbul” me seli në Prizren. Ata, u mirëpritën nga koordinatori I shoqatës hfz. Ismail Selim, të cilin e uruan me rastin e hapjes së konviktit të ri, për femra. Vizita ishte e qëlluar, në një ambient shumë mikëpritës.