Në kuadër të vizitave të rregullta, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, qëndroi në Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit. Ai, u mirëprit nga kryetari, Besim ef. Berisha dhe zyrtarët e tjerë nga Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit.
Myftiu Tërnava, nga afër, u interesua për zhvillimet dhe aktivitetet fetare, arsimore e kulturore të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, gjatë vitit të kaluar, 2018.
Gjatë takimit, u bisedua edhe për projekte të tjera për të ardhmen, si edhe për gjendjen e përgjithshme në nivel të Komunës së Prizrenit.
Kryetari i Këshillit, Besim ef. Berisha, në emër të imamëve, muezinëve e bësimtarëve islamë të komunës së Prizrenit, e falënderoi Myftiun Tërnava, për vizitën e tij, e mbi të gjithë për interesimin e tij të vazhdueshëm për zhvillimin e institucionit të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit.
Takimi ishte i përzemërt…!