Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, Mr. Besim ef. Berisha, e priti në takim kryetarin e partisë Lëvizja për Drejtësi (LD), z. Sylejman Çerkezi, i cili shoqërohej nga zv.kryetari z. Beni Kizolli dhe sekretari i përgjithshëm z. Faruk Tahiri. Kryetari Çerkezi, foli rreth gjendjes së përgjithshme në vend, zhvillimeve socio-politike, përfshirë edhe sfidat me të cilat përballet Bashkësia Islame dhe besimtarët islamë. Ai, e vlerësoi lartë, kontributin e Bashkësisë Islame, imamëve të saj, për kontributin e tyre të madh, për lirinë, pavarësinë dhe tani shtetndërtimin e Kosovës. Ligjëratat e imamëve, gjithmonë kanë qenë frymëzim për dashurinë ndaj familjes, shoqërisë e atdheut.
Nga ana e tij, kryetari Berisha e falënderoi kryetarin e Lëvizjes për Drejtësi, për vizitën e tij dhe interesimin e tij për institucionin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit dhe gjendjen e muslimanëve në përgjtihësi. Ai, tha se Bashkësia Islame si institucion kredibil, meriton një interesim më të madh prej institucioneve shtetërore, në të gjitha nivelet.