Xhamia e Gazi Mehmed Pashës e cila zë një vend të rëndësishëm në historinë e Kosovës, është ndërtuar në vitin 1572-1574 nga Sanxhak beu i Kustendilit Mehmed Pasha.
Njihet si Xhamia Bajrakli në Prizren për arsye se me qëllim të thirrjes së ezanit në të njëjtën kohë në minare ditën janë vendosur flamuj kurse natën fenere.
Në 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, kanë filluar punët e hartimit të projektit për restaurimin e Xhamisë së Gazi Mehmed Pashës ku është organizuar mbledhja e parë e Lidhjes së Prizrenit.
Punët restauruese planifikohet të fillojnë në një kohë shumë të shkurtë pasi që projekti ēshtë aprovuar nga Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren.