Kryetari i KBI-Prizren, Mr. Besim ef. Berisha, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, i priti në takim përfaqësuesit e xhematit të fsh. Murademë, KK Prizren.
Temë e takimit, ishte koordinimi i punëve për ndërtimin e xhamisë së re të fshatit. Kryetari Berisha, i falënderoi përfaqësuesit e Murademës, për interesimin e tyre, si dhe e çmoi lartë vetëdijën e tyre qytetare, për të pasur xhami, si një tempull fetar dhe edukativo-arsimor.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e fshatit, e falënderuan Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit për përkrahjen ndaj Murademës, për ndihmën e ofruar, që edhe ajo të ketë xhami, sikurse fshatrat e tjerë përreth. Po ashtu, ata, i falënderuan të gjithë qytetarët bëmirës, të cilët, tashmë kanë filluar të ofrojnë ndihmë për xhaminë, qoftë material ndërtimor apo mjete të gatshme.
Takimi, ishte i përzemërt…!