Një delegacion i Këshillit të Bashkësisë Islame i Prizrenit (6 prej tyre veteran të luftës së UÇK-së) i prirë nga kryetari Mr. Besim ef. Berisha, e vizitoi Ushtrinë e Kosovës, në Prizren, Njësiti i Deminimit. Ata u mirëpritën nga komandanti i Njësitit, Major Gëzim Sada dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Vërtet, momente të mira, në mesin e ushtarëve të Ushtrisë së Kosovës, kujtime në mes bashkëluftëtarëve, pasiqë 6 prej delegacionit janë vetëranë të uftës së UÇK-së.
Kryetari Berisha, në emër të Këshilit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, në emër të imamëve, muezinëve e në emër të besimtarëve islamë të Komunës së Prizrenit, e uroi Major Gëzim Sadën dhe gjithë stafin e tij, për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, me dëshirat më të mira, më shëndet e suksese, në të adhmen.
Nga ana e tij, Major Gëzim Sada, e falënderoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit, për kontributin e madh për vendin, në të gjitha fazat, para luftës, gjatë luftës dhe gjatë shtetndërtimit. Ai tha, se kontributi i hoxhallarëve në luftë ka qenë i madh, jo vetëm në aspektin luftarak, por edhe nga aspekti i frymëzimit për dashurinë ndaj atdheut.