Për nder të transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit dhe xhemati i Prizrenit organizuan aktivitete të ndryshme, në shenjë gëzimi, për këtë ngjarje madhore:
1) Në xhaminë “Sinan Pasha” dhe në xhami të tjera është lexuar sureja “JA-SIN” dhe të ngjashme nga Kur’ani Famëlartë, për shpirtin e të gjithë shehidëve, që kanë rënë, ndër breza, për lirinë dhe shtetin, që ne e gëzojmë. Gjaku i tyre, është gurthemel i Republikës tonë;
2) Me urdhër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, të gjithë imamët, në hytben e xhumasë, kanë ligjëruar për Ushtrinë e Kosovës, si një ëndërr e jona, nevojë dhe komponentë shtetndërtuese;
3) Shumë xhami të Komunës së Prizrenit, siç është xhamia “Bilalli r.a.” në Prizren, pastaj xhamia e fshatit Lubeqevë, etj., pas xhumasë, kanë shpërndarë lëngje dhe ëmbëlsira, në shenjë urimi për Ushtrinë e Kosovës.
E lusim Zotin Fuqiplotë, që ta bekojë Ushtrinë e Kosovës dhe ta ruajë nga rreziqet në misionin e tyre të shenjtë!
Urime, pa fund…!