Me rastin e festës së 28 Nentorit, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, organizoi shpërndarjen e dhuratave modeste për fëmijë. Aktiviteti u organizua në qendër të qytetit të Prizrenit, pranë xhamisë “Sinan Pasha”, ndërsa në shpërndarjen e tyre mori pjesë edhe Kryetari i Këshillit, Mr. Besim ef. Berisha.
Këto dhurata, janë donacion nga pastiqeria “KONAKU” – pronë e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit.