Në një organizim të përbashkët, Kryesia e Bashkësisë Islame e Republikës së Kosovës dhe Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, organizuan aktivitetin e promovimit të librit “LEXO & AVANCO” të autorit pakistanez, Dr. Hafidh Muhamed Kurejshi.
Për rëndësinë e librit, foli studiuesi nga Kuvajti, dr. Ahmed El-Hafidh, i cili, para të pranishmëve, kryesisht imamë nga komuna e Prizrenit, Gjakovës dhe Therandës, ofroi një shpjegim teorik dhe praktik të librit.
Libri në fjalë, konsiderohet një kontribut i rëndësishëm në fushëm e mësim-leximit të Kur’anit dhe udhëzon në aplikimin e metodave të avancuara bashkëkohore.
Pa dyshim, ishte një rast i mirë për të gjithë imamët, për të përfituar në lidhje me zhvillimin dhe avancimin e mësim-leximit të Kur’anit Famëlartë.