Delegacioni i Këshillit të BI-Prizren, që është duke zhvilluar vizitë në Republikën e Turqisë, më datë 09-10.10.2018 ka qëndruar në Konja, që konsiderohet prej qyteteve me shquarje fetare me te lartë në Turqi. Gjatë vizitës në Konja, delegacioni nga Prizreni zhvilloi disa takime mjaft të rëndësishme:
1) Vizitë Muftinisë së Konjasë dhe takim me Myftiun Ahmet Poçanoğlu;
2) Vizitë në Institutin për specializim fetar – përgatitje për myfti, në Konja dhe takim me drejtorin Hüseyin Akıncı;
3) Vizitë Myftinisë së komunës Selxhuk dhe takim me myftiun Nysret Karabiber;
4) Vizitë në Fakultetin e studimeve Islame në Konja “Necmedin Erbakan” dhe takim me dekanin Ramazan Altıntaş;
5) Vizitë vakfit “Tyrk Anadolu” dhe takim me drejtorin Ahmed Ağırbaşlı;
6) Pjesëmarrje solemne në seminarin e organizuar me të gjithë myftitë dhe dekanët e fakulteteve islame të Anadollit;
7) Vizitë në shumë xhami të mëdha, pastaj në disa objekte kulturo-historike si dhe në disa vende të veçanta për Konjan.
Praktikat e institucioneve të Turqisë mbeten uvertyrë e mirë për avancimin e institucioneve tona.