Një delegacion i Këshillit të BI-Prizren, i prirë nga kryetari Mr. Besim ef. Berisha, është duke zhvilluar vizitë në Republikën e Turqisë. Pjesë e delegacionit është edhe Reshat ef. Mexhiti – zv.Myfti i Kosovës. Gjatë vizitës në Ankara, më datë 06-08.10.2018, delegacioni nga Prizreni pati disa takime mjaft konstruktive:
1) Vizite Muftinisë së Ankarasë dhe takim me Myftiun z. Mehmet Sönmezoğlu;
2) Vizitë në Drejtorinë për çështje fetare pranë Drejtorisë së Arsimit në Ankara dhe takim me drejtorin Nazif Yılmaz,
3) Vizite shkolles ” Şehit Ömer Halisdemir Anadolu İmam Hatip Lisesi” dhe takim me drejtorin Yaşar Keskin;
4) Vizitë në Qendra e Kulturës Shqiptare “Shemsetin Sami Frashëri” dhe takim me Hysen Mustafa-kryetar i unionit të studentave shqiptar në nivel të trojeve etnike;
5) vizitë shtëpisë së Mehmet Akif Ersoji, shqiptarit nga Peja e Kosovës, qe e shkroi himnin shtetëror turk;
6) Vizitë në shumë xhami të mëdha, si: Beştepe Millet Camisi, pranë rezidencës së Presidentit turk; xhaminë Koca Tepe; xhaminë Ahmet Hamdi Akseki, xhaminë Melike Hatun, etj.