Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit i organizoi garat e diturisë – 2018 në mësim-besim, për Komunën e Prizrenit. Në garë morën pjesë 15 xhami me nga 5 nxënës të përzgjedhur nga vijuesit e mësim-besimit në mejtepet e xhamive përkatëse. Nxënësit i janë nënshtruar pyetjeve nga 5 lëndë:
1) Kur’an përmendësh;
2) Njohuri nga Kur’ani;
3) Akaid (lënda mbi besimin);
4) Fikh (e drejta islame) dhe
5) Histori (islame dhe kombëtare).
Të gjithë nxënësit kanë qenë të përgatitur mjaft mirë. Në fund, komisioni qendror i garave të mësim-besimit 2018 e shpalli rezultatin për tri vendet e para, dhe atë si në vijim:
1) Vendi i parë: Xhamia e fshatit Kobajë, imam Tahir ef. Thaqi
2) Vendi i dytë: Xhamia e fshatit Hoçë e Qytetit, imam Hasan ef. Krasniqi
3) Vendi i tretë: Xhamia e fshatit Mushnikovë, imami Nail ef. Skenderi
Bazuar në këtë rezultat, xhamia e fshatit Kobajë, do të përfaqësojë Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit në garat e mësim-besimit në nivel të Republikës, që do të mbahen në Prishtinë më datë 07 Korrik 2018 (e shtunë). Urime për ekipet fituese dhe për të gjithë ekipet pjesëmarrëse. Urime për të gjithë vijuesit e mësim-besimit, pasiqë ata, që të gjithë pa asnjë dallim, janë fituesit e vërtetë, me vetë faktin që janë duke u stolisur me edukatën dhe mësimet islame.