Në organizim të Kryesisë së BIRK-ut, Reisi i Rijasetit të Malit të Zi, z. Rifat ef. Fejziq, i shoqëruar nga këshilltari i tij, Hfz. Sylejman ef. Bugari dhe Zejno ef. Omeragiq, e vizitoi Prizrenin, në kuadër të vizitave gjatë Muajit të Madhërishëm të Ramazanit. Ata u pritën nga kryetari i Këshillit të BI-Prizren, Mr. Besim ef. Berisha.
Gjatë qëndrimit në Prizren, Reisi Rifat Fejziq, më datë 21.05.2018 mbajti ligjëratë në namazin e teravisë në xhaminë e fshatit Mushnikovë, ndërsa më datë 22.05.2018 në namazin e drekës në xhaminë e fshatit Lubinjë e Epërme.
Po ashtu, edhe ligjëruesi i njohur, Hfz. Sylejman Bugari, më datë 21.05.2018 mbajti ligjëratë në xhaminë e re në Lubizhdë të Prizrenit, si dhe më datë 22.05.2018, mbajti ligjëratë në xhaminë e fshatit Reçan.
Edhe Zejno Omeragiq, më datë 21.05.2018, mbajti ligjëratë në namazin e teravisë në xhaminë “Uhud”, në Prizren.
Në fund të vizitës, Reisi Fejziq dhe hfz. Bugari, realizuan një emision televiziv për RTV-BESA.
Vizita ishte mbreslënëse dhe përfundoi me idenë e një bashkëpunimi sa më të mirë në të ardhmen…!