Gjatë vizitave nëpër komunat e Kosovës, sot, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, e vizitoi Këshillin e BI-Prizren.
Ata u mirëpritën nga kryetari i Këshillit të BI-së në Prizren, Valon ef. Ibrahimi dhe stafi i administratës.
Në emër të KBI-Prizren, mirëseardhje i dëshiroi kryetari Ibrahimi, i cili i falënderoi për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme të Myftiut dhe Kryesisë për Këshillin e Prizrenit.
Myftiu Tërnava, përveç tjerash e vlerësoi punën e Këshillit të BI-Prizren, punën e imamëve dhe muezinëve, që po e bëjnë për shoqërinë në përgjithësi, gjithashtu uroi edhe për pozitën Kryetarin e KBI-Prizren, Valon ef. Ibrahimi, të cilit i dëshiroi suksese dhe shëndet.